KryesoreLajme

Kryeminstri Kurti i vlerëson produktive bisedat në New York

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur produktive takimet që ka zhvilluar ditëve të fundit në Neë York. 

Ai ka biseduar me ndihmëssekretarin amerikan, James O’Brien, zv.ndihmëssekretarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, kryeministri e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, kardinalin Pietro Parolin, kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell dhe zëvendëskryeministrin e Emirateve Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. 

Kurti i ka quajtur këto takime të rëndësishme “për raportet tona me miq të çmueshëm dhe për mundësi të reja”.

Lexo më shumë  SHBA, Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

“Biseda produktive për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, Kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell, dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan”, ka shkruar të shtunën Kurti.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Kurti të premten bisedoi me O’Brienin e Lajçakun në takim të përbashkët me të dy, ku iu tha se Kosova është e përkushtuar në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, e se këto duhet të zbatohet të plota.

Rruga Press

YouTube player