Zemërim i shqiptarëve ndaj evropianit në bashkëpunim me Serbinë, FSHF-ja censuron reagimet duke bllokuar komentet
Zemërimi ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit për organizimin e përbashkët të Evropianit U21 të vitit 2027 me Serbinë, sa shkon e rritet.
Të enjten është konfirmuar se kandidatura e FSHF-së dhe Federatës serbe është e vetmja.
Në postimet që bëhen në faqen zyrtare të FSHF-së prej të enjtes mbrëma nuk lejohen komentet, pasi thuajse të gjitha ishin fyese ndaj Federatës Shqiptare dhe presidentit të saj Armand Duka.
Dhe në çdo postim të FSHF-së ka dhjetëra herë më shumë persona që shprehin zemërim se pëlqim ndaj informatave që i jep Federata.
Tashmë kundërshtim për organizimin e Evropianit Shqipëri – Serbi ka nga palë të shumta.
Rruga Press