Ish-ushtaraku: Sulmi i Banjskës u bë me urdhër të Vuçiqit dhe me ndihmën e ushtrisë dhe BIA-s serbe
Ish-ushtaraku Afrim Veseli ka deklaruar se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, i udhëhequr nga Milan Radojçiq, ishte një operacion i organizuar dhe i mbështetur nga institucionet serbe, përfshirë ushtrinë dhe shërbimet sekrete serbe.
Sipas Veselit, ky sulm nuk do të ishte i mundur pa urdhrin e drejtpërdrejtë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe mbështetjen e strukturave ushtarake dhe të inteligjencës.
“Millan Radojçiqi në Kosovë më gjithë armatim që e ka marrë nga bazat ushtarake të ushtrisë së rregull serbe, kurrë edhe krahët me i pas nuk do të kishte mund të hy në Kosovë edhe me vra një polic. Por ai ka pasur urdhër, e ai urdhër shumë qartë e shkurt është dhënë nga presidenti i Serbisë në bazë të Kushtetutës që e kanë. Me lejen dhe miratimin e gjeneralit Millan Mojsilloviq, shef shtabi i ushtrisë serbe, me dijen dhe ndihmesë e plotë të BIA-s serbe dhe me ndihmën e shërbimi informativ ushtarak të ushtrisë serbe.
Asnjë aktivitet ushtarak i grupeve civile me uniforma serbe nuk mund të lëviz pa dijeninë e shtetit”, ka thënë Veseli.
Veseli ka theksuar se Prokuroria Speciale e Kosovës është dashur t’i akuzojë edhe institucionet serbe që nga presidenca deri te shërbimet inteligjenca për sulmin e Banjskës.
Rruga Press