KryesoreLajme

Bllokimi i urës që lidh Kosovën me Serbinë, Elshani: Ka qenë dhe vazhdon të jetë zonë e kontrabandës, ka patrullime të shtuara

Ura që lidh Kosovën dhe Serbinë mbi liqenin e Ujmanit është bllokuar pjesërisht nga Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, në emisionin “FIVE”, ka thënë se ajo zonë ka qenë dhe vazhdon të jetë zonë e kontrabandës.

Elshani thotë se policia kufitare i ka vendosur disa bllokada, zig-zag, ku kamionët nuk do mund të kalojnë, ndërsa veturat po.

Lexo më shumë  MICS 2025, Kurti: Investimet dhe politikat për fëmijët po japin rezultate. Të dhënat tregojnë përparim

“Ka qenë dhe vazhdon të jetë zonë e kontrabandës, për arsyee të zonës që është e papërshtatshme edhe për lëvizje sepse nuk ka rrugë të mirështruara. Kjo është në vazhdën e punës tonë, në fakt punës së policisë kufitare që ka bllokuar dhjetëra rrugë ilegale që çojnë në drejtim të Serbisë dhe që janë përdorë nga kontrabandues,” ka thënë Elshani.

Lexo më shumë  Lufta me Iranin i kushtoi SHBA-së 33.4 miliardë dollarë

Se a ka pika statike të policisë që bëjnë kontrolle rutinore, Elshani thotë që “ka patrullime të shtuara” dhe mënyra të tjera që policia e kontrollon atë zonë.

YouTube player