KryesoreOpinion/Aktualitet

Shqipëria nuk është principatë, por Republikë. Nuk mund të ndahet e tjetërsohet nga një kryeministër, sado i gjatë të jetë ky

Nga Elvis Hoxha

Gjatëmadhnia e tij eDrama, i vetëngjashmi i Ismail Vlorës, Skënderbeu i socialistëve që nuk ekzistojnë më,

pasi e mbushi me kulla çdo qytet dhe pasi e zbrazi çdo fshat nga njerëzit dhe prodhimi,

pasi e zhduku çdo institut shkence dhe çdo vend arti,

pasi e kanabizoi gjithë Shqipërinë dhe e ktheu Republikën në emër të lidhur botërisht me kokainën,

pasi e ktheu qeverinë në bashkësinë e emrave të hetuar nga drejtësia,

pasi e shkatërroi sistemin e zgjedhjeve demokratike me patronazhistë dhe aplikacione kontrolli në administratë,

pasi lejoi varre e piedestale për grekët që kanë sulmuar Shqipërinë,

pasi ndërtoi azile për refugjatët që na dërgon fashistja italiane dhe për të zëvendësuar shqiptarët me popullsi të ardhur nga gjithkund,

pasi e përkrahu çdo nismë që mbështet Vuçiçin dhe dobëson Kosovën, që nga demarkacioni e deri te shkëmbimi i territoreve, që nga Ballkani i Hapur e deri te bllokimi i mbledhjeve ndërqeveritare,

shpalli së fundmi një tezë që me shumë mundësi ia lehtëson Serbisë dhe Greqisë pretendimin në të ardhmen për eksterritorialitete fetarë në brendësi të shtetit shqiptar apo në Kosovë: copëtimin e shtetit shqiptar në mikro-shtete fetarë.

Lexo më shumë  Policia në Zubin-Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake

Me këtë strategji, Gjatëmadhnia bën edhe dy dëme të tjerë: copëton historinë e shqiptarëve dhe lejon veprimtari të pakontrolluara për inteligjenca të huaja që në emër të fesë mund të përfitojnë nënshtetësi dhe organizime kundër interesave të Republikës së Shqipërisë.

Opozita do të kishte përsëri një rast veprimi për të dëshmuar ekzistencën e saj. Dhe këtë jo vetëm në rrugë deklaratash, por dhe ndjekjeje gjyqësore. Shqipëria nuk është principatë, por Republikë. Nuk mund të ndahet e tjetërsohet nga një kryeministër, sado i gjatë të jetë ky.

Rruga Press

YouTube player