KryesoreLajme

Konjufca: Kosova është e interesuar ta ketë përkrah një aleat si Britania

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se Kosova është e interesuar ta ketë përkrah një aleat si Britania e Madhe. Në takim me ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, Konjufca ka shtuar se mbështetja britanike është shumë e rëndësishme.

Konjufca e njoftoi ambasadorin për çështje të aktualitetit, duke theksuar se “Republika e Kosovës është e interesuar që ta ketë vazhdimisht përkrah një aleat të pazëvendësueshëm si Britania e Madhe, në synimin e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe demokratizimit të vazhdueshëm, si dhe integrimeve nëpër strukturat dhe organizatat ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën nga Kuvendi.

Lexo më shumë  Konjufca: Sot e gjithmonë, ecëm e do të ecim rrugës së Afrim Bunjakut, heroit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës

Ambasadori Hargreaves theksoi se mbështetja e Britanisë së Madhe në drejtim të Kosovës do të vazhdojë, si dhe shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij të bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës, për të avancuar në çdo drejtim raportet midis dy shteteve.

YouTube player