KryesoreLajme

Kalon në parim projektligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme

Ka kaluar në parim projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. 

Projektligji ka marrë miratimin nga Komisioni për Legjislacion. 

“Kalon në parim projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Sot, përpara anëtarëve të Komisionit për Legjislacion prezantova projektligjin për Byronë me fokus ndryshimet që ndërlidhen me adresimin e gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, siç janë retroaktiviteti, periudha e verifikimit, komisioni mbikëqyrës dhe ndarja e pushteteve. I falënderoj anëtarët e Komisionit për diskutimet dhe votimin e këtij projektligji të rëndësishëm që ka për qëllim ndjekjen e pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve”, ka shkruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Facebook.

YouTube player