KryesoreLajme

Kryeministri Kurti: Reforma në Administratën Publike në shërbim të zhvillimit ekonomik

Kryeministri Kurti përmes një video-mesazhi ka adresuar një fjalë rasti në konferencën e dytë ndërkombëtare të Administratës Publike ‘KosovaPar2024’, e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ka përgëzuar vazhdimësinë e kësaj nisme vjetore të kësaj ministrie, e cila është shtytëse e reforma gjithëpërfshirëse dhe ambicioze për reformimin e Administratës Publike.

Kryeministri Kurti ka thënë se reforma e Administratës Publike në shfrytëzimin e potencialit të plotë dhe të përkushtimit të talenteve të tyre në shërbim të progresit shoqëror dhe të zhvillimit ekonomik të vendit qëndron qëllimi sipëror i kësaj qeverisjeje.

Sipas tij, përparimet e arritura nuk do të ishin të mundshme pa mbështetjen e miqve ndërkombëtarë

Lexo më shumë  Mujanoviq godet ShBA-në dhe BE-në: Pasojat e sulmit në Banjskë, izolim i Kosovës e shtije avionësh dhe marrëveshje me Serbinë

“Qëllimi i kësaj qeverisjeje nuk është dhe nuk do të jetë kundër zyrtarëve dhe shërbyesve civilë apo kundër këshillave të miqve të BE-së, sepse, shtoi ai, ndaj të parëve kemi detyra morale në mbarëvajtjen e punës së tyre dhe për cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve ndërsa ndaj BE-së kemi detyra politike për ecjen e procesit të pandalshëm të integrimit rajonal dhe në BE”, ka deklaruar Kurti.

Kurse, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se reforma në Administratën Publike dita ditës po përmirësohet, ndërsa theks të veçantë ka thënë se po i japin cilësisë së shërbimeve.

Lexo më shumë  Sinani: Ndërkombëtarët çuditërisht sanksionojnë Kosovën, ndërsa grupet paramilitare të Vuçiqit dhe Radojçiqit shëtisin lirshëm

Sveçla ka deklaruar se Kosova ka bërë përparime në administratën publike. Ndihmë në këtë drejtim sipas tij kanë dhënë edhe partnerët ndërkombëtarë.

“Në krahasim me vitet e kaluara, sot reforma digjitale ka mbi 180 qasje në shërbime publike. 63 për qind e të rekrutuarve janë gra. Kosova ka bërë përparime në administratën publike, e gjithë kjo edhe falë mbështetjes së partnerëve tanë e miqve ndërkombëtar, andaj duke qenë se reforma është element kyç për përmirësimin e qytetarëve tanë, angazhimi ynë do të jetë maksimal”, ka thënë Sveçla.

Rruga Press

YouTube player