KryesoreLajme

Vajza e Afrim Bunjakut: Askush s’e mbush boshllëkun tënd, ishe dhe do mbetesh krenaria e shtetit

Vajza e Afrim Bunjakut: Askush s’e mbush boshllëkun tënd, ishe dhe do mbetesh krenaria e shtetit
Në Akademinë Përkujtimore në njëvjetorin e rënies së babait të saj, ajo ka theksuar se amanet për familjen Bunjaku janë përkushtimi dhe dashuria për atdhe.

“Është e  vështirë të imagjinosh ëndrrat e fëmijës kur i mungon krahu më i fort i tij e që është babai. E vështirë që të vazhdohet jeta pa pranin e tij, por krenaria e madhe që kemi për babin, trimin tonë të pa trembur, na bënë të vazhdojmë përpara duke kujtuar që u bë hero për vendin tonë. Ku dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amanet i yni. Një vit pa ty babi heroi i Kosovës, një vit me plotë sfida, një mungesë që shkon e rritet e asgjë nuk e përmbush boshllëkun që ka lënë brenda nesh. Ishe dhe do të mbetsh gjithmonë krenari e familjes dhe shtetit tonë”, u shpreh ajo.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Muj Bunjaku, vëllai i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, tha se bashkërisht duhet të ruhet çdo pëllëmbë e territorit të Kosovës. Kështu ka thënë dërgohet edhe amaneti i Afrimit në vend.

“Me 24 shtator 2023 grupet terroriste serbe tentuan të hynin në pjesën veriore të Kosovës, por Afrimi me shokët e tij, tha jo në territorin e Kosovës nuk ka vend për terroristë. Për ne është dhimbje e madhe humbja e të dashurit tonë, por jemi krenar që patëm kësi vëllai trim. Duhet të bashkohemi të gjithë ta ruajmë çdo pëllëmbë të Kosovës ta dërgojmë amanetin e Afrimit deri në fund, sepse ai thoshte kjo është tokë e jona dhe duhet ta mbrojmë”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player