KryesoreLajme

Një vit nga sulmi në Banjskë, Kurti: Afrim Bunjaku humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e vrasjes.

Ai ka shkruar në Facebook se sakrifica e heroit nuk do të harrohet kurrë, duke shtuar se Bunjaku humbi jetën “duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”.

Kurti njoftoi edhe për emërtimin e rrugës Rajonale R-217 në segmentin Ballaban-Banjskë, me emrin e Afrim Bunjakut.

Lexo më shumë  Vajza e Afrim Bunjakut: Askush s’e mbush boshllëkun tënd, ishe dhe do mbetesh krenaria e shtetit

“Në mbledhjen e 221-të të Qeverisë, ndër vendimet tona kryesore ishte emërtimi i Rrugës Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”. Në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundër vendit tonë në Banjskë të Zveçanit, nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kurtit.

Lexo më shumë  Gërvalla në New York: Kosova ka vendosmëri për integrim euroatlantik

Rruga Press

YouTube player