BotaLajme

Anila Morina kandidate e vetme shqiptare në zgjedhjet parlamentare në Austri

Anila Morina nga Tirana, është e vetmja shqiptare që do të garoj në zgjedhjet parlamentare që do të mbahet me 29 shtator të këtij viti.

Zonja Morina e cila është me origjinë nga Kosova është kandidate e Partisë Popullore Austriake (ÖVP) në qytetin e Linzit dhe në Austrinë e sipërme.

Në intervistën për agjencinë e lajmeve INA, ajo thotë se, në politikë ka hyrë me misionin për ti përfaqësuar komunitetin shqiptar si dhe të shtrijë ndikimin e saj në zhvillimin dhe progresin e mëtutjeshëm të Bashkimit Evropian.

Angazhohem për përfshirjen e plotë të komunitetit shqiptar dhe të gjitha komuniteteve në Austri që të kenë mundësi të barabarta në edukim, punësim dhe integrim social, duke ruajtur identitetet kulturore dhe promovuar bashkëpunimin mes komuniteteve”, thotë Anila për agjencinë e lajmeve INA, duke theksuar dosmodoshmërinë e aktivizimit më të madh të shqiptarëve me të drejtë vote në Austri.

Lexo më shumë  Trumpi e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Partia e cila ka zgjedhur ta nominoj Anilën, dallon nga partitë tjera në vlera tradicionale, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë publike.

“Ndryshe nga partitë e tjera, ne besojmë në fuqizimin e individit përmes tregut të lirë dhe politikave të qëndrueshme”, shpehet ajo.

Biografia e shkurtër:

Unë jam Anila Morina lindur dhe rritur në Tiranë . Me origjinë vij nga një familje kosovare. Kam mbaruar Universitetin e Tiranës për Matematikë . Jetoj dhe punoj prej vitit 1997 në Linz të Austrisë. Jam nënë e një djali që e kam sjell në jetë në Austri. Me shumë përpjekje kam studiuar edhe një herë paralelisht, duke punuar si asistente dhe duke rritur një femije, arrita qëllimin tim për të dhënë mësim edhe në shkolla të Austrise . Jap prej 14 vitesh mësim si profesoresh e matematikës në shkollën e lartë teknike. Tema e integrimit më ka motivuar edhe të angazhohem në politik.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player