Bota

OBSH: Gati 30,000 raste të dyshuara të lisë së majmunëve në Afrikë

 Numri i rasteve të dyshuara të lisë së majmunëve të regjistruar në Afrikë që nga fillimi i vitit 2024 është rritur në 29,342, ndërsa në të njëjtën periudhë, 812 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje. Kështu u bë e ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). 

Shumica e rasteve janë identifikuar në Kongo në Afrikën Qendrore, ndërsa Burundi është goditur gjithashtu nga një shpërthim në rritje. Njoftimi i OBSH-së nuk përmend të dhëna krahasuese nga vitet e mëparshme.

Lexo më shumë  Izraeli vret mbi 550 njerëz në Liban/ Borrell thirrje për ndërhyrje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Agjencia e shëndetit publik të Bashkimit Afrikan ka raportuar 14,957 raste dhe 739 vdekje nga shtatë shtete të prekura në vitin 2023, një rritje prej 78.5% në rastet e reja krahasuar me 2022. Gjithsej 2,082 raste të konfirmuara janë regjistruar në mbarë botën vetëm në gusht, numri më i lartë që nga nëntori 2022, thotë OBSH. Të shtunën, fondi pandemik i Bankës Botërore njoftoi se do të ndajë 128.89 milionë dollarë për dhjetë vende afrikane për të luftuar shpërthimin.

Lexo më shumë  Biden deklaron se do t’i sigurojë Ukrainës armë me rreze të gjatë

Rruga Press

YouTube player