Bota

Zelensky në SHBA, do t’u prezantojë ‘planin e fitores’ Bidenit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbërriti në SHBA të dielën për një vizitë vendimtare për të prezantuar planin e Kievit për t’i dhënë fund luftës që vazhdon prej dy vjet e gjysmë me Rusinë.

Presidenti ukrainas do t’i paraqesë propozimet e tij, të cilat ai i quan një “plan fitoreje” presidentit Joe Biden, si dhe kandidatëve për president Kamala Harris dhe Donald Trump dhe gjithashtu do të marrë pjesë në seancat në asamblenë e përgjithshme të OKB-së, shkruan a2.

“Ne kemi ardhur në Shtetet e Bashkuara. Detyra kryesore është të forcojmë Ukrainën dhe të mbrojmë të gjithë njerëzit tanë. Kjo luftë mund të përfundojë me një paqe të drejtë vetëm përmes punës globale. Plani për fitoren e Ukrainës do të jetë në tryezën e të gjithë aleatëve tanë”, shkroi Zelensky në Telegram.

Presidenti ukrainas u kërkoi partnerëve të tij të ndihmojnë në arritjen e “një fitoreje të përbashkët për një paqe vërtet të drejtë”. Kjo vjeshtë do të përcaktojë të ardhmen e kësaj lufte,” shkroi më herët ai në X.

Lexo më shumë  Trumpi e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Vizita vjen pas një vere luftimesh intensive, me Moskën që përparon me shpejtësi në Ukrainën lindore dhe Kievin duke u mbajtur në zona të rajonit Kursk të Rusisë. Ajo vjen gjithashtu pasi Kievi ka bërë presion për javë të tëra nga perëndimi për ta lejuar atë të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva thellë brenda Rusisë.

Zelensky e nisi udhëtimin e tij me një vizitë në një fabrikë municionesh në Pensilvani që po prodhon një nga municionet më të nevojshme për Ukrainën. Përfaqësuesi Matt Cartëright, një demokrat, i cili ishte në mesin e atyre që u takua me Zelenskyy në fabrikën e municioneve të ushtrisë Scranton, tha se presidenti kishte një mesazh të thjeshtë: “Faleminderit. Dhe ne kemi nevojë për më shumë.” Fabrika e Scranton është një nga objektet e pakta në vend që prodhon predha artilerie 155 mm dhe ka rritur prodhimin gjatë vitit të kaluar. Ukraina ka marrë tashmë më shumë se 3 milionë prej tyre nga SHBA.

Lexo më shumë  Rusët gjatë këtij viti kanë bombarduar “aksidentalisht” 150 herë territorin e vetë

Presidenti Joe Biden ende nuk ka vendosur nëse do të autorizojë apo jo Ukrainën të përdorë raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi në territorin rus , raporton A2CNN.Ndërkaq 9 civilë u plagosën në një sulm rus që shkatërroi pjesërisht një ndërtesë apartamentesh në qytetin ukrainas të Zaporizhzhia gjatë natës. Mediat e Kievit e raportuan këtë, duke cituar autoritetet lokale. Sipas asaj që deklaroi guvernatori Ivan Fedorvo, struktura e banimit u godit nga një bombë ajrore e drejtuar dhe në mesin e të plagosurve ishte edhe një fëmijë.

Rruga Press

YouTube player