Chelsea heq dorë nga Lukaku, kthen vëmendjen kah Messi?
Chelsea thuhet se është gati t’i afrohet Lionel Messit, gjë që mund të ndikojë në ofertën e tyre për Romelu Lukakun e Interit.
Lajmi tronditës mbrëmjen e djeshme se Messi nuk do të nënshkruante një kontratë të re me Barcelonën shkaktoi trazira në tregun e transferimeve.
Manchester City njoftoi përmes trajnerit Pep Guardiola sot se ata as nuk do të përpiqen të marrin Messin, sepse ata sapo nënshkruan me Jack Grealish për 120 milionë euro nga Aston Villa.
Tani gazeta spanjolle Diario AS pohon se Chelsea do të jetë në garë me një propozim për Messin dhe ka kërkuar një takim urgjent me përfaqësuesit e tij.
Kjo mund të ndikojë në ndjekjen e sulmuesit të Interit, Lukaku, veçanërisht pasi Nerazzurrët po duan ofertë vetëm me para, duke refuzuar emra shkëmbimesh lojtarësh si Marcos Alonso, Emerson Palmieri ose Davide Zappacosta.
Sidoqoftë, burime të shumta janë të sigurta se Paris Saint-Germain mbetet favoriti për të nënshkruar me Messin, ku ai do të ribashkohej me ish-shokun e Barcelonës, Neymar.
Rruga Press