Uncategorized

Qeveria thotë se BE-ja i ka të gjitha arsyet për heqjen e masave ndaj Kosovës

Që prej tre muajsh kur përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e masave për Kosovën vendet anëtare të BE-së nuk kanë arritur në një vendim për heqjen ose jo të këtyre masave.

Bashkimi Evropian nuk bëri të ditur nëse kanë përfunduar diskutimet e vendeve anëtare për heqjen ose jo të masave, por Qeveria e Kosovës tha se çdo vonesë në këtë drejtim vetëm se e thellon padrejtësinë ndaj vendit tonë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha për RTV21 se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për heqjen e masave, derisa Serbia mbetet e pandëshkuar për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Lexo më shumë  Rohde: Të përkushtuar për mbështetje ndaj Kosovës dhe gjithë rajonit në Proçesin e Berlinit

“Sipas çdo parametri, deeskalimi në katër komunat në veri të vendit tashmë ka ndodhur. Kushtet për deeskalim janë përmbushur, të konstatuara dhe nga vetë raporti i z. Borrell, derisa edhe në terren situata është e qetë. Në anën tjetër, po bëhen një vjet nga sulmi terrorist dhe paramilitar në Banjskë, për të cilin pavarërisht raporteve dhe dëshmive të ofruara nga institucionet e vendit dhe tash aktakuzës së ngritur nga prokuroria speciale, BE-ja nuk e ka sanksionuar Beogradin zyrtar. Bashkimi Evropian i ka të gjitha arsyet për të larguar masat e vëna. Kryeministri Kurti dje gjatë drekës së ftuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të largojë masat restriktive mbi Kosovën. Çdo vonesë vetëm se e thellon padrejtësinë”, tha Kryeziu.

Lexo më shumë  Rohde: Të përkushtuar për mbështetje ndaj Kosovës dhe gjithë rajonit në Proçesin e Berlinit

Masat ndëshkuese BE-ja ia vendosi Kosovës në qershor të vitit të kaluar pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.

YouTube player