KryesoreLajme

Kearns i reagon Dodikut: Glorifikimi i krimeve të luftës është tragjedi

Alicia Kearns, deptuete në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka reaguar në lidhje me kurrikulën e re në shkollat e Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, të cilat u kritikuan për shkak të glorifikimit të Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq, dy të dënuar për krime lufte, transmeton KosovaPost.

Sipas Kearns, glorfikimi i krimeve të luftës është një tragjedi.

Ajo ka shkruar në platformën “X” edhe disa fjalë për Milorad Dodikun, presidentin e Republikës Serbe, i cili është i sanksionuar nga ShBA-ja.

Lexo më shumë  Miratohen në Qeveri tri protokollet e CEFTA-s, Kusari-Lila: Arritje e madhe, pa përfshirjen e UNMIK-ut në proces

“Fëmijët në Republika Srpska u kthyen në shkollë në një kurrikul të re duke u mësuar atyre kriminelët e dënuar të luftës Mlladiq dhe Karaxhiq janë heronj. Glorifikimi i krimeve të luftës dhe indoktrinimi i të rinjve serbë të Bosnjës është një tragjedi. Sulmi i Milorad Dodik ndaj së vërtetës është i papranueshëm dhe kërkon një përgjigje nga Përfaqësuesja e Lartë”, ka shkruar Kearns.

Lexo më shumë  Mediumi serb: BE do të ngrijë 1.5 miliard euro fonde të destinuara për Serbinë
YouTube player