Covid në Kosovë, ndryshojnë masat: Njerëzit e pavaksinuar nuk mund të marrin pjesë në festime familjare apo në parti
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë Arben Vitia dhe përfaqësuesi i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Driton Hoti kanë vendosur ditën e sotme që qytetarët e pavaksinuar në vend nuk do të lejohet të marrin pjesë në klube nate, në ahengje familjare, në dasma, në aktivitete shoqërore dhe nuk do të lejohet të marrin pjesë në qendra tregtare.
“Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqëror, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”, thuhet në njoftimin e OHT-së.
Gjithashtu bëhet e ditur se të gjithë qytetarët që punojnë në këto sektorë do të detyrohen që të marrin të paktën një dozë të vaksinës deri më 12 gusht. Ndërkohë që me këto masa është njoftuar se është zgjatje e orarit për klubet e natës, të cilët do të jenë hapur deri në orën 03:00 të mëngjesit.
“Ndërsa sa i përket stafit punues të këtyre sektoreve obligohen që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit. Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate”, bëhet e ditur.
Vendimet e marra ditën e sotme pritet që të hyjnë në fuqi në datën 12 të këtij muaji.
Rruga Press