KryesoreLajme

FSK e gatshme për garën “Cambrian Patrol 2024”

Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrje në garën “Cambrian Patrol 2024”, skuadra e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe një skuadër nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në koordinim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe me qëllim vlerësimin e skuadrave pjesëmarrëse në garë, kanë realizuar ushtrimin fushor “ Camprep24”.

Lexo më shumë  Kontrollet në sektorin e qumështit: Dhjetëra parregullsi, më e shpeshta mosdeklarimi i vajit të palmës

Skuadrat sipas FSK-së u testuan dhe kaluan sfidat e ngjashme që do të jenë gjatë realizimit të garës.

“Skuadrat treguan disiplinë, motiv e përkushtim të lartë, duke bërë më të mirën për të përfaqësuar vendet tona në garën më të madhe të ushtrive të botës siç është gara ‘Cambrian Patrol’, që realizohet çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe me pjesëmarrjen e një numri të madhe nga të gjitha vendet e botës”, thuhet në njoftimin e FSK-së. 

Lexo më shumë  534 shkencëtarë nga 32 vende/ Peticion ndërkombëtar shkencor për ruajtjen e deltës së Vjosës

Rruga Press

YouTube player