KryesoreLajme

Taravari: Për një muaj do të jetë gati stacioni i kompresorit të ri në klinikën e kirurgjisë në Maqedoninë e Veriut

Stacioni i kompresorit të ri në klinikën e kirurgjisë do të jetë gati për katër muaj.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se procesi për zgjedhjen e kompanisë është bërë në procedurë të shpejtë ndërsa, thotë se nuk pret që dikush të ankohet.

Nëse eventualisht ka ankesa, sipas Taravarit do të jenë me qëllim jo të mirë.

Lexo më shumë  Përgatituni t’ia uroni Albinit fitoren, si Trumpit, dhe mos t’ju mbysë xhelozia!

Kompania “Vinora”, si kompani e vetme e regjistruar në thirrjen publike, është përzgjedhur si ofertuese më e favorshme në tenderin e dytë për prokurimin, instalimin dhe vënien në punë të sistemit të stacionit të kompresorit në klinikën e kirurgjisë.

“Kompania është serioze e cila është profesionale për këtë punë dhe shpresoj se për rreth katër muaj komplet procesi të mbarojë”, tha Arben Taravari.

Lexo më shumë  Kurti takon ekipet e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve, konstatohet se Kosova ka arritur të realizojë shumicën e rekomandimeve për zgjedhjet

Rruga Press

YouTube player