KryesoreLajme

300 trupa britanike mbërrijnë në Kosovë

Një kontigjent i ri ushtarësh britanikë mbrëmë vonë ka mbërritur në Kosovë.

Bëhet e ditur për ardhjen e 300 ushtarëve shtesë nga Mbretéria e Bashkuar që ateruan me një aeroplan ushtarak në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“Personeli i Mbretërisë së Bashkuar nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i caktuar në forcat rezervë të NATO-s në mbështetje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja është vendosur përkohësisht në Kosovë, për një ushtrim rutinë të stërvitjes së provave operative me trupat e tjera të KFOR-it”, thuhet në një njoftim të NATO pérmes rrjeteve sociale.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ky ushtrim është planifikuar të zgjasë nga data 18 shtator deri në fund të tetorit.

Kontingjenti ushtarak britanik përbëhet nga më shumë se 300 trupa.KFOR-i ka njoftuar paraprakisht se qëllimi i këtyre stërvitjeve është që të testojë procedurat ekzistuese për dislokimin e trupave shtesë dhe integrimin e tyre brenda misionit të KFOR.

“Qëllimi i stërvitjeve është të testojë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre me misionin e KFOR-it. Stërvitja mbështet gatishmërinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur zhvillimeve relevante të sigurisë, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i vazhdueshëm dhe efektiv i mandatit tonë të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.Misioni paqeruajtës ka thënë se pas përfundimit të stërvitjes, kontingjenti do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.“KFOR do të marrë të gjitha masat për të zbutur efektet në trafikun rrugor, të cilat mund të priten si rezultat i lëvizjeve së personelit ushtarak dhe automjeteve para dhe gjatë stërvitjeve”, u tha në njoftimin e KFOR-it.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Rruga Press

YouTube player