FSK pritet të kryejë ushtrime në Mitrovicë, paralajmërohet lëvizje e shtuar e automjeteve ushtarake
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se nga e hëna e 16 shtatorit deri të enjtën e 19 shtatorit, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të mbajnë disa ushtrime në Mitrovicë dhe Podujevë.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Komuna, këto ushtrime do të mbahen në pjesën malore të Mitrovicës, saktësisht në Shalën e Bajgorës e cila lidhet me Podujevën deri në fshatin Koliq.
Pjesë e këtyre ushtrime do të jetë edhe regjimenti i tretë, kazerma “MINATORI”.
Tutje është paralajmëruar edhe lëvizje e shtuar e personelit dhe automjeteve ushtarake në këtë zonë.
“Duke pasur parasysh natyrën e këtij ushtrimi, gjatë periudhës së trajnimeve do të ketë lëvizje të shtuar të personelit dhe automjeteve ushtarake në këtë zonë gjatë ditës dhe natës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.
Rruga Press