Ukraina sulmon nga deti qytetin port të Rusisë
Qyteti port rus i Novorossiysk në rajonin e Krasnodarit u sulmua me dronë nga sipërfaqja e detit, në orët e para të së enjtes, kanë njoftuar autoritetet lokale.
Sipas pamjeve të postuara nga banorët lokalë në internet, pati sulme të shumta nga deti, raporton AP.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka bërë të ditur se dy dronë ukrainas u shkatërruan gjatë natës në pjesën verilindore të Detit të Zi.
Ministria nuk ka treguar se çfarë synonin dronët, por zyrtarët në Novorossiysk ngjitur me gadishullin e aneksuar të Krimesë, paralajmëruan banorët vendas për një sulm të mundshëm me dron detar në orët e para të së enjtes.
Kryetari i bashkisë së Novorossiysk, Andrey Kravchenko deklaroi se plazhet duhej të mbylleshin dhe lëvizja e transportit të kufizohej në shtrirjen prej 7 kilometrash të bregdetit të qytetit.
Rruga Press