Sport

Babai i Mesit akuza Barcelonës: Po derdhin lot krokodili”

Gazetari spanjoll, David Bernabeu, i cili u nis menjëherë për tek shtëpia e “Pleshtit” pas lajmit për largimin e tij, zbuloi se Jorge Mesi, babai i sulmuesit argjentinas ka hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve të klubit duke thënë se “është mirë për Barçën që ne të mos vazhdojmë” dhe se ata po derdhin “lot krokodili”.

Sipas gazetarit të Deportes Cuarto, babai i Mesit nuk ishte i befasuar me lajmin që djali i tij nuk ka vazhduar me klubin. Mesi ka qenë pjesë e Barcelonës për 21 vite.

“Pleshti” i qëndroi besnik klubit që e rriti si futbollist në momentet më të vështira, por deklarata zyrtare e Barçës mbrëmjen e djeshme nuk i ka pëlqyer aspak Mesit dhe njerëzve pranë tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *