KryesoreLajme

Gërvalla-Schwarz: Fqinji verior po e sheh provokim ekzistencën e Kosovës, por ne do të qëndrojmë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se Kosova është histori e suksesit e SHBA-së dhe e aleatëve evropianë. 

Gërvalla-Schwarz duke folur në panel në Forumin Strategjik të Bledit ka thënë se Kosova ia ka borxh partnerëve një shtet ku sundimi i ligjit, demokracia, të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve janë në standardin më të lartë. 

“Gjitha organizatat që merren me matje të standardeve konfirmojnë se Kosova qëndron si lidere e demokracisë e sundimit të ligjit në rajon. Presidentja Von der Leyen dje gjatë fjalimit përmendi se si IMF e të tjerët, konfirmojnë reforma të jashtëzakonshme ekonomike që çojnë në përfitim të gjithë qytetarëve. Është ajo që ua kemi borxh qytetarëve e partnerëve tanë”, ka thënë Gërvalla-Schwarz. 

Gërvalla është pyetur nga moderatori lidhur me reagimet e partnerëve ndërkombëtarë për veprimet e fundit të Kosovës në veri. 

“Kemi pasur diskutim për hapje të urave, do të vazhdojmë të hapim. Urat janë të lidhin njerëzit e qytetet, nuk janë të mbesin aty me simbole të vjetra të Millosheviqit për ndarje të qyteteve. Do të vazhdojmë të ofrojmë për të gjithë mundësi që të jetojnë në siguri e paqe  në shtetin tonë. E nuk do të ndalojmë së bëri punën e duhur, vetëm se në anën tjetër të kufirit ka njerëz që nuk janë të interesuar të shohin Kosovën të përparojë. Të jem e sinqert, ajo që po bëjmë ne nuk është provokim për askëd. Vetë ekzistimi ynë si Republikë e Kosovës, është provokim për fqinjin tonë verior. Është ky problemi. Por nuk mund të zhdukemi, jemi aty për të qëndruar dhe të ofrojmë perspektivë më të mirë për të rinjtë tanë në Kosovë…Do të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm me nevojat e të gjithëve, por në të njëjtën kohë edhe të tregojmë edhe në veri se kjo qeveri kujdeset më tepër për nevojat e tyre sesa Beogradi”, ka thënë Gërvalla. 

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ajo ka folur në panelin e quajtur “Evropa e tërë dhe e lirë: Zgjerimi si projekt strategjik i pajtimit”. 
Në panel ishte paraparë të merrte pjesë edhe emisari për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, por ai nuk mori pjesë pasi siç tha organizatori ishte dashur të udhëtonte. 

Gërvalla ka thënë se Bashkimi Evropian duhet bëjë më tepër se të ndihmojë që Ukraina të fitojë luftën ndaj Rusisë dhe t’u tregohet aleatëve të Putinit se nuk ka vend në BE për ata që sulmonjë fqinjtë. 

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Duhet që BE-ja të angazhohet seriozisht, pasi nuk është angazhim për një apo dy shtetet aty në Ballkan. Por, është angazhim për paqe e stabilitet të Evropës. Në vitet ’90 kemi parë se çfarë ndodhi kur Millosheviqi bëri 4 lufta në Ballkan. Kemi parë se si u pagua çmimi. Duhet vepruar bashkë”, tha Gërvalla-Schwarz. 

Ajo tha se nëse reagimi i BE-së mbetet i njëjtë sikur tash atëherë do të ketë vende në Ballkanin Perëndimor që nuk do t’i bashkohen BE-së.

Rruga Press

YouTube player