KryesoreLajme

Trusti: Arrihet vlera tre miliardë euro në menaxhim


Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trust) ka njoftuar se është arritur vlera 3 miliardë euro në menaxhim.

Përmes një njoftimi në rrjetin social, ky fond ka theksuar se ka arritur për herë të parë vlerën e 3 miliardë eurove të mjeteve neto në menaxhim në fundin e gushtit 2024.

“Gjatë periudhës janar-gusht 2024 mjetet në menaxhim u ngritën për më shumë se 300 milionë euro krahasuar me fundvitin 2023. Ngritja e këtij tetëmujori erdhi nga kontributet e reja (rreth 200 milionë euro) dhe kthimi nga investimet (rreth 165 milionë euro). Njëkohësisht, rreth 60 milionë euro u zbritën nga fondi për pagesat mujore të pensioneve dhe shpenzimet e tjera”, thuhet në njoftimin e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu pret në takim homologun nga Malta, diskutojnë për fushën e drejtësisë

Gjithashtu, në njoftim është theksuar se që prej fillimit të operimit të FKPK-së më 2002, njëmiliardëshi i parë i mjeteve neto në menaxhim është arritur më 2014, ndërsa dymiliardëshi më 2021.

Vlerësuar në tërësi, mjetet që FKPK-ja i ka aktualisht në menaxhim përbëhen prej pagesave të kursimeve pensionale nga kontribuuesit (rreth 78 % ose 2.34 miliardë euro) dhe kthimi nga investimet (rreth 22 % ose 660 milionë euro).

Lexo më shumë  Zelensky thotë se e ka gati planin e paqes për Ukrainën

Përveç mjeteve aktuale në menaxhim, që prej themelimit e deri më tani janë tërhequr rreth 675 milionë euro nga përfituesit e FKPK-së, përfshirë këtu edhe rreth 200 milionë euro nga tërheqja e parakohshme për 10%-shin).

YouTube player