Vendimi i KQZ-së për kufizimin e numrit të votuesve në mërgatë. Qendra e LVV-së në Gjemani ankesë në PZAP: Dëmtohet pjesëmarrja e diasporës në procesin zgjedhor
Nuk ka qenë e pazakontë që në procesin parazgjedhor në Kosovë vetë KQZ-ja të bëhet protagoniste me skandale që kanë ndikuar negativisht në këtë proces demokratik të shprehjes së vullnetit politik të qytetarëve brenda dhe jashtë vendit.
Edhe këta radhë KQZ-ja tërhoqi vëmendjen e publikut me një vendim të padrejtë përmes të cilit kufizohet numri i votuesve në diasporë.
Në përgjigje të kësaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Gjermani, ka parashtruar ankesë në PZAP, përmes së cilës kanë shprehur shqetësimin e thellë dhe kanë kërkuar anulimin e vendimit të KQZ-së, që kufizon numrin e votuesve nga diaspora të cilët mund të votojnë nëpër Ambasada dhe Konsullata të Republikës së Kosovës.
Qendra e LVV-së në Gjermani shprehet se ky vendim, përveçse i padrejtë, është edhe diskriminues ndaj qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit.
“KQZ-ja, sikurse edhe ne Shkurt 2021, ka vendosur të vendosë kufizime që dëmtojnë pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të diasporës në procesin zgjedhor. Nuk ka Vendim që e ndalë dhe kufizon dashurinë e mërgimtarit për Atdheun. Nuk ka vendim, as ky i KQZ që e ngulfatë vullnetin politik të mërgimtarit!”, shkruan në deklaratën e kësaj qendre të LVV-së.
Deklarata e plotë dhe ankesa:
Ankesë në PZAP lidhur me vendimin e padrejtë të KQZ-së për kufizimin e numrit të votuesve në Mërgatë!
Qendra e LVV në Gjermani ka bërë sot ankesë në PZAP përmes së cilës kemi shprehur shqetësimin tonë të thellë dhe kemi kërkuar anulimin e vendimit të KQZ-së, për të kufizuar numrin e votuesve nga diaspora që mund të votojnë nëpër Ambasada dhe Konsullata të Republikës së Kosovës. Ky vendim, përveçse i padrejtë, është edhe diskriminues ndaj qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit.
KQZ-ja, sikurse edhe ne Shkurt 2021, ka vendosur të vendosë kufizime që dëmtojnë pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të diasporës në procesin zgjedhor.
Nuk ka Vendim që e ndalë dhe kufizon dashurinë e mërgimtarit për Atdheun. Nuk ka vendim, as ky i KQZ që e ngulfatë vullnetin politik të mërgimtarit!
#RegjistrohuMërgatë!
#VotoMërgatë!
Lëvizja Vetëvendosje -Qendra Gjermani
Rruga Press