KryesoreLajme

KFOR-i kompleton rotacionin e forcave rezervë

Trupat italiane nga forcat rezervë të KFOR-it kanë përfunduar dislokimin e tyre, duke zëvendësuar trupat rezervë nga Greqia e Bullgaria, është thënë në një njoftim të KFOR-it. 

Njësiti italian përbëhet nga Regjimenti i 5-të i Këmbësorisë së Brigadës AOSTA dhe nga personeli shtesë i Karabinierisë Italiane. 

Batalioni do të vendoset në Kampin Villaggio Italia për disa muaj. 

Lexo më shumë  Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist në Banjskë

“Do të kryejë një sërë aktivitetesh, duke përfshirë patrullimet dhe do të angazhohet në reagim ndaj çdo zhvillimi përkatës të situatës së sigurisë”, është thënë nga KFOR. 

Rruga Press

YouTube player