Bota

Pas Italisë edhe Franca vendos përdorimin e detyrueshëm të pasaportës së gjelbër në vendet publike

Pas Italisë edhe Franca ka miratuar përdorimin e pasaportës së gjelbër për të hyrë në bare, restorante dhe vende të tjera.

Sipas mediave të huaja, green pass, një kod QR që tregon se individi është plotësisht i vaksinuar, i shëruar kohët e fundit nga COVID -19 apo me test negativ do të hyjë në përdorim të hënën.

Lexo më shumë  Thatësira e rëndë në Francë/ Gati 70% e territorit nën kufizime për përdorimin e ujit

Këshilli vendosi që masat ishin të justifikuara, në emër të një “pajtimi të balancuar” midis kërkesave të mbrojtjes së shëndetit dhe lirive individuale. Këshilli gjithashtu miratoi vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe profesioneve të tjera në kontakt me grupet e cenueshme.

Ata kanë afat deri më 15 shtator për të treguar se kanë marrë një vaksinë, dhe deri më 15 tetor për të paraqitur dëshminë e vaksinimit të plotë.

Lexo më shumë  Dhoma e Përfaqësuesve nis procedurën për paketën e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Iranit pas miratimit të Senatit

Masat kanë tërhequr dhjetëra mijëra protestues në rrugët e Francës javët e fundit, me demonstruesit që ankohen se janë një sulm ndaj lirisë së tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *