KryesoreLajme

Hapja e postës në veri të Mitrovicës, Rizvanolli: Kënaqësi të jem konsumatorja e parë, familjarëve në Londër u dërgova një kartolinë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marr sot pjesë në hapjen e pikës së Postës së Kosovë në veri të Mitrovicës.

Rizvanolli në një postim në Facebook shkruan se nga posta në veri dërgoi një kartolinë familjarëve në Londër.

“Kënaqësi të jem konsumatorja e parë e pikës së re të Postës së Kosovës në Mitrovicën Veriore, nga ku u dërgova një kartolinë familjarëve në Londër.

Lexo më shumë  Protesta në ditën e 107-të, nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion!

Së bashku me ministrin Elbert Krasniqi, vizituam këtë pikë e cila, bashkë me tetë pikat tjera të Postës në 4 komunat veriore dhe në kufi, do të sigurohen që secili qytetar i Republikës së Kosovës ka qasje në shërbime cilësore, si shërbimet postare, pagesat për regjistrimin e automjeteve, dënimet në trafik, dokumentet personale e lincesat e ndryshme në institucione, ndër të tjera. Përveç shërbimeve postare e të pagesave, në këtë pikë ofrohen edhe shërbimet nga VALA – Telekomi i Kosovës”, shkruan në Facebook.

Lexo më shumë  Kurti thirrje liderëve politikë: Jemi kaq afër zgjidhjes për presidentin saqë do të ishte e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje për të ardhur përsëri në të njëjtën pikë

Rruga Press

YouTube player