KryesoreLajme

Ministri Peci: Kooperativat Bujqësore u mundëson fermerëve qasje në tregje ndërkombëtare dhe rrit efikasitetin

Qeveria e Kosovës ka miratuar Draftin e Koncept-dokumentin për Kooperativat Bujqësore në vend, e cila sipas ekzekutivit do t’u mundësoj fermerëve qasje në tregje të reja e teknologji modern.

Sipas ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, ky vendim është në të mirë të fermerëve, pasi sipas tij koncept-dokumenti për kooperativa bujqësore ulë kostot operacionale të prodhimit në gjithë zinxhirin e funksionimit.

Lexo më shumë  “Shkelje e barazisë në tendera” në 9 raste, SPAK i komunikon Evis Berberit mbylljen e hetimeve

“Është një koncpet projekt moderen dhe evropian. Ky koncept-projekt i përcakton format e bashkimit të kooperativave në mënyrë vullnetare të grupeve të fermerëve duke ju lejuar krijimin e tyre nga dy a po më shumë kooperativave. Kjo do të ju mundësoj fermerëve qasje në tregje të reja, teknologji moderne, plasim më të lehtë të produkteve pandërmjetësues. Gjithashtu koncept-dokumenti për kooperativa bujqësore ulë kostot operacionale të prodhimit në gjithë zinxhirin e funksionimit, kështu duke rritur efikasitetin, mundëson plasim më të lehte ne tregjet ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Tomorri: Ekonomia po përmbytet nga flukse monetare të dyshimta, Banka e Shqipërisë hesht

Rruga Press

YouTube player