KryesoreLajme

Kasami: Këshilli i komunës së Tetovës propozon formimin e komisionit për ndryshimin e emrave të rrugëve

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot njoftoi se Këshilli i komunës ka propozuar formimin e një komisioni për ndryshimin e emrave të rrugëve.

Sipas tij, paraprakisht do të ketë debat publik, dhe se për këtë çështje do të merren parasysh edhe propozimet e shoqatës shqiptare të akademikëve për shkencë dhe kulturë, shoqatave tjera si dhe propozimet e qytetarëve.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Unë besoj që ata të cilat do t’i gjejnë të arsyeshme, komisioni i Këshillit do t’i pranojë dhe do të vazhdojë tutje me procedurën. Besoj që procedura do të jetë deri në fund transparente sepse kjo është interes i qytetit, i çdo qytetari”, u shpreh Kasami.

Siç mëson INA, materialet e përgatitura nga një komision i posaçëm  së shpejti do të jenë pjesë e procedurave në kuadër të Këshillit komunal të Tetovës.

Po ashtu bëhet e ditur se në proces të ndryshimit janë qindra rrugë,  që me ndryshimet e reja do të ketë emra të personaliteteve dhe ngjarjeve historike shqiptare. Në proces janë mbi  200  emra të rinj që për herë të parë do të mbajnë rrugët e Tetovës.

Në kuadër të ndryshimeve do të bëjnë pjesë edhe urat dhe objektet e tjera infrastrukturore.

Rruga Press

YouTube player