KryesoreShëndetësi

Pacientët evropianë kanë filluar të marrin vaksinën e parë në botë kundër kancerit të mushkërive

Një pacient në Mbretërinë e Bashkuar është ndër evropianët e parë që ka marrë pjesë në një test global novator për një vaksinë kundër kancerit të mushkërive.

Sipas mediave të huaja, kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në mbarë botën, përgjegjës për rreth 1.8 milionë vdekje në vitin 2020.

Nga këta, gati një çerek milioni njerëz – rreth 230,700 – janë vetëm nga BE-ja, që përfaqëson gati një në pesë vdekje nga kanceri në rajon.
SHBA njofton ndihmë të re ushtarake prej 125 milionë dollarësh për Ukrainën
Kandidati Robert F. Kennedy pezullon fushatën, mbështet ish- Presidentin Trump
Vaksina, e njohur si BNT116 dhe e zhvilluar nga BioNTech, përdor teknologjinë e ARN-së (mRNA) – të ngjashme me disa vaksina COVID-19 – për të ndihmuar sistemin imunitar të njohë dhe të sulmojë qelizat e kancerit.

Lexo më shumë  Gjykata e Hagës shpall në kërkim ndërkombëtar Netanyahun

Dhe vaksina e parë në botë është krijuar për të synuar kancerin e mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC), i cili përbën 85 për qind të të gjitha rasteve të kancerit të mushkërive.

Ky synim specifik synon të shkatërrojë qelizat e kancerit duke minimizuar dëmtimin e qelizave të shëndetshme, në kontrast me efektet e kimioterapisë, thuhet në shkrimin e Euronews.

“Fuqia e qasjes që ne po marrim është se trajtimi synon të ketë në shënjestër të lartë qelizat kancerogjene. Në këtë mënyrë ne shpresojmë që me kalimin e kohës të jemi në gjendje të tregojmë se trajtimi është efektiv kundër kancerit të mushkërive, duke lënë indet e tjera të paprekura”, ka thënë Dr Sarah Benafif, e cila drejton shpërndarjen e studimit, në një deklaratë.

Siç bëhet e ditur më tej, ky studim novator do të përfshijë rreth 130 pacientë me stade të ndryshme të NSCLC, duke filluar nga fazat e hershme para operacionit ose radioterapisë deri në fazën e fundit të sëmundjes, në 34 vende kërkimore në shtatë vende të ndryshme.

Sikurse në Mbretërinë e Bashkuar, testi po zhvillohet në katër vende të tjera evropiane – Gjermani, Spanjë, Poloni dhe Hungari – si dhe në Shtetet e Bashkuara dhe Turqi.

“Shpresojmë se kjo do të ofrojë një mundësi për të përmirësuar më tej rezultatet për pacientët tanë me NSCLC, qoftë në fazat e hershme apo të avancuara”, ka thënë profesori Siow Ming Lee, i cili drejton studimin në Mbretërinë e Bashkuar.

“I hapur për të provuar gjëra të reja”

Rruga Press

YouTube player