KryesoreLajme

Policia e Kosovës del me paralajmërim: Kujdes ndaj disa dokumenteve të falsifikuara që po qarkullojnë përmes e-maileve

Policia e Kosovës ka bërë një paralajmërim të rëndësishëm për opinionin publik lidhur me qarkullimin e disa informacioneve dhe dokumenteve të falsifikuara, të cilat janë duke qarkulluar përmes e-mail-eve të ndryshme.

Këto dokumente, të cilat pretendojnë të jenë të lëshuara nga zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, janë të pavërteta dhe të falsifikuara.

Në komunikatën e saj zyrtare, Policia e Kosovës ka theksuar se këto e-mail-e, të cilat janë emërtuar si “KUJDES: URDHËRI ZYRTARE GJYKATARE”, pretendojnë të jenë lëshuar nga institucione të ndryshme brenda PK-së.

Lexo më shumë  Anëtarësim në Bashkimin Evropian pa veto? Ideja që po diskutohet në heshtje në Bruksel

Megjithatë, policia bënë të ditur se këto dokumente nuk janë autentike dhe nuk janë lëshuar nga asnjë zyrtar i Policisë së Kosovës.

“Këto informacione të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuar si “KUJDES: URDHËRI ZYRTARE GJYKATARE”, kinse të lëshuara nga “Byroja Qendrore e Hetimit, Qendra Kompjuterike e Krimit Kibernetik, Departamenti i Kërkimit dhe Analizës dhe Drejtoria e Policisë, Republika e Kosovës”, e që kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për urdhër gjykate, nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-mail-e/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në përgjigje të këtyre mashtrimeve, Policia e Kosovës ka nisur hetime intensive për të identifikuar dhe ndjekur penalisht ata që janë të përfshirë në krijimin dhe shpërndarjen e këtyre dokumenteve të falsifikuara.

Policia e Kosovës i fton qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre dezinformatave.

Nëse ndonjë qytetar pranon një e-mail ose dokument të dyshimtë, është e rëndësishme që ta adresojë atë në adresën zyrtare të Policisë së Kosovës, info@kosovopolice.com, për shqyrtim dhe trajtim të mëtejshëm.

Rruga Press

YouTube player