Ukraina vijon ofensivën, autoritetet e Kursk ngrenë strehimore prej betoni në qytet
Autoritetet në rajonin perëndimor rus të Kurskut kanë filluar ngritjen e strehimoreve prej betoni për të ndihmuar në mbrojtjen e civilëve në një kohë që Ukraina vijon inkursionin aty.
“Sipas udhëzimeve të mia, administrata e qytetit të Kurskut identifikoi pika të rëndësishme për vendosjen e strehimoreve modulare prej betoni në vende të mbushura me njerëz”, njoftoi guvernatori në detyrë i Kurskut, Alexei Smirnov përmes një postimi në Telegram.
Strehimoret e betonit do të vendosen fillimisht në rreth 60 stacione autobusi. Smirnov publikoi një foto që tregon një nga këto struktura betoni duke u dorëzuar nga një kamion.
Zyrtari rus vuri në dukje gjithashtu se strehimore do të vendosen edhe në dy qytete të tjera, Zheleznogorsk dhe Kurchatov, ku ndodhet edhe termocentrali bërthamor i Kursk, rajonit që ka rreth 450,000 banorë.
Rruga Press