Bota

CNN pushoi nga puna tre punëtorë, nuk pranuan të vaksinoheshin kundër COVID-19

CNN largoi nga puna tre punonjës për shkelje të politikës së kompanisë duke ardhur në zyrë të pavaksinuar kundër COVID-19.

CNN ka një “politikë tolerance zero” për të gjithë punonjësit që nuk janë të vaksinuar dhe punojnë në ekip, sipas një letre nga CEO, Jeff Zucker.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

“Javën e kaluar, ne jemi informuar për tre punonjës që erdhën të pavaksinuar. Të tre u pushuan nga puna. Për të qenë të qartë, ne kemi një politikë të tolerancës zero për këtë çështje”, thuhet në deklaratë.

CEO gjithashtu njoftoi se CNN do të shtyjë kthimin e punëtorëve e paraparë më 7 shtator, ndoshta deri në “mesin e Tetorit” për shkak të rritjes së të infektuarve, ku shumica e tyre janë me variantin Delta.

“Unë mendoj se është e drejtë të thuhet se ne të gjithë ndiejmë ankth, zhgënjim, konfuzion dhe pakënaqësi”, shkroi Zucker.

Ndryshe, SHBA-ja regjistroi dje numrin më të madh të rasteve të reja në gjashtë muaj e fundit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *