KryesoreLajme

Përurohet objekti i ri i Gjykatës Themelore në Gjakovë, kryeministri Kurti: Kemi investuar rreth dy milionë euro

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë prerë shiritin për përurimin e objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Kryeministri Albin Kurti, pas përurimit të objektit të ri, ka thënë se kjo gjykatë do të jetë shtyllë e rëndësishme e drejtësisë jo vetëm në këtë qytet, por në tërë Kosovën.

Kurti ka thënë se Gjykata ka kushte të mira pune e pajisje moderne, ku secili nga 18 gjyqtarët ka zyrën e vet.

Lexo më shumë  Tubimi në Oslo, Kurti publikon pamje: Po kujdesemi që të jemi ura që i shton lidhjet e mërgatës me vendit tonë

Tutje, ai ka treguar se për këtë objekt janë investuar rreth dy milionë euro dhe se ndërtimi i tij ka filluar në 2015.

“ Kjo gjykatë do ta paraqesë një shtyllë të rëndësishme të shtetit të drejtësisë. U mirëpritëm nga kryetari i cili na paraqiti hapësirat e reja të cilat janë të lidhura me nxemjet qendrore dhe kanë klimatizim të mirë. Secili prej 18 gjyqtarëve e ka zyrën e vet të veçantë. Ndriçimi është i përshtatshëm për punë, pajisjet janë moderne dhe kushtet e mira”.

“Është lajm i mirë për të gjithë. Isha edhe me deputeten Kusari-Lila dhe deputetin Batusha që të sigurohemi të kemi një ndërtesë që qytetarët e Gjakovës të kenë ku të drejtohen për drejtësi”.

Lexo më shumë  Kthehet në Itali njëri nga 8 emigrantët që u sollën në Shqipëri dje, u diagnostifikua me probleme të shëndetit mendor

“Kjo ndërtesë ka nisur në vitin 2015, por është zvarritur shumë gjatë. Në këto tri vite kemi punuar me shumë zell, kemi investuar diku dy milionë euro”, ka thënë Kurti,.

Kurti së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, prenë shiritin për përurimin e objektit të ri të Gjykatës.

YouTube player