KryesoreLajme

Krasniqi i reagon Lajçakut, e pyet pse BE-ja e ndryshoi qëndrimin për Urën e Ibrit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka reaguar emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, lidhur me çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër për vetura.

Krasniqi e ka pyetur Lajçakun se çfarë ndodhi që Bashkimi Evropian e ndryshoi qëndrimin nga “hapja e urës pa vonesa të mëtutjeshme” në “duhen më tepër bisedime”. 

“I dashur Miroslav Lajçak, BE-ja vetëm së fundi ka thënë se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në dialog. Më herët, e ka cekur vazhdimisht se ‘ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa të mëtutjeshme’, sipas Raportit për Vendin (CR) mes viteve ’18-’22. Është e qartë se ka një ndryshimi në qëndrimin e BE-së për të njëjtën çështje. Kështu, do të ishte korrekte t’u thuash njerëzve pse ky ndryshim? Çfarë ka ndryshuar nga viti 2023 për dallim me 2022 për BE-në që të kalojë nga ‘hapja e urës pa vonesa të mëtejshme’ te ‘duhen më shumë bisedime?’”, ka shkruar Krasniqi në platformën “X”. 

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

E Lajçak në një postim në “X” të mërkurën kishte thënë se BE-ja vazhdimisht e ka theksuar se “çështja e urës së Mitrovicës duhet diskutuar në dialog”. 

“BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin e saj janë çorientuese”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada
YouTube player