KryesoreLajme

Arrestohet një shtetas serb për kontrabandim me mallra

Policia e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra nga Serbia.

“Njësia e TASK FORC-së Lindje (e përberë nga  Policia dhe Dogana e Kosovës), në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacioneve në zonën kufitare,” thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, dy automjete me targa serbe kanë hyrë në mënyrë ilegale në Kosovë.

Ndërsa zyrtarët e TASK  FORC, kanë njoftuar njësitet tjera përfshirë edhe të doganës, ku personat e dyshuar nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve doganorë.

Policia e Kosovës njofton se është arritur të ndalet vetëm njëra veturë me drejtues të dyshuarin V.B., i moshës 36 vjeçar shtetas i Serbisë.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Ndërsa, automjeti tjetër me drejtues të dyshuarin: F.M., ka arrit të ik në drejtim të pa njohur.

“Më 14.08.2024, rreth orës 15:30 në rrugën Dobrosinë-Gjilan,  janë vërejtur dy automjete me targa serbe duke hyre ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Zyrtarët e TASK  FORC-së, kanë njoftuar edhe njësitet tjera përfshirë ato të doganës dhe rreth 16:45, në Graçanicë  automjetet që dyshohej se me to po kryhej kontrabandë me mallra, janë sinjalizuar për ndalje nga zyrtarë të Doganës së Kosovës. Dy drejtuesit e automjeteve nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve doganore që ishin me uniformë dhe veturë zyrtare.  Është arritur të ndalet vetëm njëra veturë me drejtues të dyshuarin V.B., i moshës 36 vjeçar shtetas i Serbisë.  Kurse, automjeti tjetër me drejtues të dyshuarin: F.M., ka arrit të ik në drejtim të pa njohur duke shkaktuar disa aksidente.”

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Poashtu është kontrolluar lokali dhe shtëpia e njërit nga të dyshuarit, ku është gjetur mall me origjinë nga Serbia.

“Në koordinim me organet e drejtësisë janë kontrolluar lokali edhe shtëpia e të dyshuari në Hajvali-Prishtinë, ku është hasur mall (pajisje elektrike) me origjinë serbe, që dyshohet të jetë futur në vendin tonë si kontrabandë.”

Rasti sipas njoftimit “është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit i cili ka dalë në vendngjarje dhe ka lëshuar vendim mbi ndalimin e të dyshuarit të arrestuar për 48 orë.”

Rruga Press

YouTube player