BotaKryesore

Ukrainasit kryen sulmin më të madh në Rusi, goditën me dronë katër baza ajrore

Ukraina kreu një sulm me dron në katër fusha ajrore ushtarake ruse në një operacion gjatë natës, sipas një burimi të sigurisë ukrainase.

Sulmi, i cili kishte në shënjestër bazat ajrore ruse Voronezh, Kursk, Savasleyka dhe Borisoglebsk, synonte të minonte aftësinë e Moskës për të përdorur aeroplanë luftarakë për sulme me bomba rrëshqitëse në Ukrainë, tha burimi për reuters.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Ukraina është ende duke vlerësuar shkallën e dëmit, tha burimi, shkruan skynews.

Ministria ruse e mbrojtjes tha më herët se mbrojtja e saj ajrore kishte shkatërruar 117 dronë dhe katër raketa taktike të lëshuara nga Ukraina në disa rajone, përfshirë Kursk.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

Sulmi në fushat ajrore vjen ndërsa trupat ukrainase përpiqen të bëjnë përparime të reja në rajonin Kursk të Rusisë.

Ndryshe, Rusia raportohet se po dërgon rekrutë të rinj për të luftuar në rajonin e Kurskut. 

Rruga Press

YouTube player