Zelensky: Ukraina po ndërmerr hapa aktivë në territorin rus
Volodymyr Zelensky është takuar me zyrtarë ukrainas rreth situatës në rajonin rus të Kurskut për të diskutuar çështje kyçe, duke përfshirë sigurinë dhe ndihmën humanitare.
Presidenti ukrainas tha se vendi “po mbron veten dhe jetët e njerëzve në komunitetet kufitare”, ndërsa gjithashtu “duke ndërmerr hapa aktivë në territorin rus”, shkruan skynews.
Ukraina po krijon një “zonë sigurie” në rajonin e Kurskut të Rusisë dhe planifikon të organizojë korridore evakuimi për civilët që duan të shkojnë ose në Rusi ose në Ukrainë.
Në fillim të kësaj jave, komandanti i lartë ushtarak i Ukrainës tha se trupat kishin nën kontroll 1000 kilometra katrorë territor.
Synimet e Kievit nuk janë plotësisht të qarta, por disa analistë spekulojnë se sulmi synon të forcojë dorën e Ukrainës në negociatat e ardhshme të paqes.
Ndryshe, Rusia raportohet se po dërgon rekrutë në rajonin e pushtuar rus prej Ukrainës.
Rruga Press