KryesoreLajme

Ministri Murati: Punonjësit e BKS-së po i detyrojnë bashkatdhetarët të paguajnë sigurimin kufitar

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka raportime nga bashkatdhetarët se disa nga punonjësit e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), po i kërkojnë atyre pagesa për sigurimin kufitar që në fakt janë të subvencionuara nga Qeveria.

Në një postim në Facebook, Murati i ka cilësuar këta punonjës si “të papërgjegjshëm” dhe ka bërë thirrje që qytetarët të mos paguajnë për këto dokumente.

Murati ka theksuar se policat kufitare për automjetet deri në 9 pasagjerë janë të mbuluara nga qeveria dhe qytetarët duhet të përfitojnë nga kjo subvencion.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Ai ka kërkuar që çdo rast ku qytetarët janë detyruar të paguajnë për këtë policë të raportohet në numrin e emergjencës 192 të Policisë.

“Ftoj të gjithë ata bashkatdhetarë që janë ballafaquar me raste të tilla, ku u është kërkuar të paguajnë për policën kufitare e që do duhej ta merrnin falas, që rastet t’i raportojnë tek policia në numrin 192.  Disa raste tashmë janë raportuar dhe kemi pasur edhe procedimin penal për punonjësit e BKS-së”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo më shumë  Kurti njofton për 118 anëtarësime të reja në Shtime

Gjithashtu, Murati ka njoftuar se disa raste të tilla janë raportuar dhe janë në proces të procedimit penal ndaj punonjësve të BKS-së.

Ai ka ftuar Policinë dhe Prokurorinë që t’i trajtojnë këto “keqpërdorime” me prioritet të lartë për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve.

YouTube player