KryesoreLajme

Ministri Vitia njofton se ka filluar shkollimi specialistik për 104 specializantë të rinj në institucionet publike shëndetësore

Pas përfundimit të konkursit të tretë me radhë për shkollim specialistik, tashmë ka nisur shkollimi specialistik për 104 specializantë të rinj në institucionet publike shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se konkursi për shkollim specialistik organizohet në bazë të kuadrit deficitar, kapaciteteve mentoriale dhe infrastrukturore.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Konkursi për shkollim specialistik në institucionet private shëndetësore vazhdon të jetë i hapur. Për këtë konkurs, për herë të parë kemi vendosur kritere dhe rregulla të reja duke u bazuar në përgatitjet individuale dhe kualifikimet e kandidatëve”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Këto ndryshime, sipas tij, synojnë të sigurojnë një proces më cilësor dhe transparent, duke vendosur kritere sikur në institucionet publike ashtu edhe në ato private. “Vazhdojmë me përgatitjet për konkursin e ardhshëm”, ka shtuar ai.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player