Bota

Thirrje ndërkombëtare për armëpushim në Gaza mes frikës për zgjerim të luftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se është “shumë i shqetësuar” që dhuna në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzojë, duke shtuar se vrasje e liderit të Hamasit në Iran “nuk i ka ndihmuar” përpjekjet për të negociuar armëpushimin e luftës Izrael-Hamas.

Bideni ka thënë se ka pasur bisedë “shumë direkte” me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, të enjten.

“E kemi bazën për një armëpushim. Ai duhet të lëvizë drejt tij dhe ata duhet të lëvizin drejt tij tani”.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

Netanyahu ka theksuar se shteti i tij është i vendosur të arrijë “fitore të plotë” kundër Hamasit. Ai ka shtuar se Izraeli shpreson për një armëpushim dhe se po punon për një të tillë, raportoi AP.

Vrasjet e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, dhe komandantit të Hezbollahut, Fouad Shukur, në Bejrut, rrezikojnë përshkallëzimin e luftimeve në një luftë rajonale, me Iranin që po kërcënon të përgjigjet pas sulmit në territorin e tij. Izraeli është zotuar t’i vrasë liderët e Hamasit pas sulmit të 7 tetorit që nxiti luftën në Gaza.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

Sekretari amerikan, Antony Blinken, është një prej zërave të ngritur ndërkombëtarisht për armëpushim gjatë ditëve të fundit, duke thënë se është e vetmja mënyrë për të thyer ciklin e dhunës dhe vuajtjes.

Rruga Press

YouTube player