KryesoreSport

Gazeta zvicerane: Në të njëjtin nivel me Kosovën: Zvicra po bën hapa përpara

Gazeta e madhe zvicerane “20 Minuten” ka paraqitur tabelën e medaljeve të fituara nga shtetet pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Në titullin e prezantimit të tabelës, gazeta zvicerane ka shkruar se Zvicra është në të njëjtin nivel me Kosovën.

“Në të njëjtin nivel me Kosovën: Zvicra po bën hapa përpara”, shkruan “20 Minuten”.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Kosova ka një medalje të argjendtë dhe një të bronztë. Të argjendtën e fitoi Distria Krasniqi, kurse të bronztën Laura Fazliu. Të dyja janë xhudistë. Dy medalje i ka të fituara edhe Zvicra. Një të argjendtë dhe një të bronztë.

Rruga Press

YouTube player