KryesoreLajme

Kurti uron Sinanin: Shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Ardita Sinanin për zgjedhjen në krye të Komunës së Preshevës.
Kurit ka shprehur gatishmëri dhe të Qeverisë së tij për bashkëpunim institucional në shërbim të Preshevës.

“Urimet më të sinqerta e të përzemërta Ardita Sinanit për detyrën e re si Kryetare e Komunës së Preshevës, si dhe banorëve të saj për kryetaren e re të komunës së tyre. Fitorja bindëse në zgjedhjet e qershorit ishte përcaktim i qartë i vullnetit të qytetarëve për komunën që duan dhe mandat i fuqishëm i Arditës për të udhëhequr e qeverisur në atë drejtim”.

Lexo më shumë  Bislimi e informoi ambasadoren Blitt mbi zhvillimet aktuale në vend dhe procesin e dialogut

“Bashkë me urimin për suksese dhe punë të mbarë në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive, shpreh gatishmërinë time dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim”, ka shkruar Kurti.

Ardita Sinani ka qenë këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Rruga Press

YouTube player