KryesoreLajme

SHBA-ja dhuron donacion në vlerë prej 500 mijë eurove për Klinikën e Radiologjisë

Klinika e Radiologjisë ka pranuar një donacion ky nga Zyra për Mbrojtje dhe Bashkëpunim në Ambasadën Amerikane, në vlerë afër 500 mijë euro.

Këtë të martë, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës(QKUK), është bërë dorëzim-pranimi i CT-së, 128 shtresore, aparaturë e teknologjisë së fundit, donacion nga projekti për asistencë humanitare, financuar nga Komanda Evropiane e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo më shumë  Intensifikohet vala e të nxehtit në Francë, mbyllen reaktorët bërthamorë

Në këtë ceremoni morën pjesë, ambasadori amerikan, Jeffrey M. Hovenier, ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, nënkolonel, Ryan Conley, Elvir Azizi, drejtor i përgjithshëm -ShSKUK dhe profesionistë mjekësor nga Klinika e Radiologjisë dhe Emergjencës.

Ambasadori i ShBA-së, Hovenier, ka thënë se kjo aparaturë jo vetëm që do të rrisë kapacitetet e Klinikës Emergjente, por edhe do të përmirësojë standardin e kujdesit në Radiologji.

Lexo më shumë  Konjufca: BE-ja të reagojë ndaj thirrjeve të ministres serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë. ''Heshtja nuk është një opsion. As reagimet e dobëta nuk mjaftojnë''

Rruga Press

YouTube player