Bota

Skandali në TikTok, qindra llogari pro-naziste promovojnë ideologjinë e tyre

TikTok duket se po përballet me një tjetër skandal. Qindra llogari po promovojnë ideologjinë e tyre naziste, duke mohuar Holokaustin e duke glorifikuar Hitlerin.

Studiuesit nga Instituti për Dialog Strategjik (ISD) zbuluan një rrjet prej 200 llogarish naziste që prodhonin disa video që promovonin nazizmin ose përdornin simbole naziste në profilet e tyre.

Lexo më shumë  Avionët luftarakë ngrihen në Poloni pas sulmeve ruse me dronë ndaj Ukrainës

Përmbajtja që ata gjetën në këto llogari po mbledh “dhjetëra miliona shikime” në platformë me narrativa rreth mohimit të Holokaustit, glorifikimit të Hitlerit dhe “nazizmit si zgjidhje për çështjet bashkëkohore”.

“Nazistët e vetëidentifikuar diskutojnë TikTok-un si një platformë të përshtatshme për të përhapur ideologjinë e tyre, e cila mund të përdoret për të arritur ‘shumë më shumë njerëz’, edhe nëse llogaritë janë krejt të reja ose kanë një numër të vogël ndjekësish,” thuhet në një përmbledhje të raportit.

Lexo më shumë  Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit
YouTube player