Bota

Ministrja e Jashtme e Australisë thotë se marrëveshja e mbrojtjes Rusi-Kore e Veriut është “e rrezikshme për botën”

Ministrja e Jashtme e Australisë tha të martën se marrëveshja e fundit e mbrojtjes midis Koresë së Veriut dhe Rusisë ishte “destabilizuese” dhe “e rrezikshme për botën”.

Një gjë të tillë, siç shkruajnë mediat e huaja, ajo e tha pasi vizitoi të martën fshatin e tensionuar kufitar që ndahet nga Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut.

Në qershor, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe presidenti rus Vladimir Putin nënshkruan një pakt që përcakton ndihmën e ndërsjellë ushtarake nëse ndonjë vend sulmohet, duke thelluar shqetësimet për zgjerimin e lidhjeve midis vendeve.

SHBA dhe partnerët e saj kanë akuzuar me vendosmëri Korenë e Veriut për furnizimin e Rusisë me armë konvencionale shumë të nevojshme për luftën e saj në Ukrainë në këmbim të ndihmës ushtarake dhe ekonomike.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës, rrezikohen eksportet drejt Evropës dhe Azisë

“Unë gjithashtu dua të them diçka për paktin e sigurisë midis Koresë së Veriut dhe Rusisë. Dhe them përsëri, kjo është destabilizuese. Kjo është e rrezikshme për botën dhe përsëri them se Rusia po sillet në mënyra që nuk janë të favorshme për paqen, por janë përshkallëzuese”, u tha gazetarëve ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong pas një vizite në anën jugore të fshatit kufitar Korean të Panmunjom.

Wong dënoi testet e raketave të Koresë së Veriut që sipas saj kërcënojnë sigurinë rajonale.

“Ne ndajmë shqetësime të mëdha në lidhje me reagimet përshkallëzuese të DPRK-së, veprimet destabilizuese”, tha ajo, duke iu referuar Koresë së Veriut me akronimin e emrit të saj zyrtar, Republika Popullore Demokratike e Koresë.

Tensionet në Gadishullin Korean kanë qenë të larta muajt e fundit, me Korenë e Veriut që lëshon balona plehrash drejt Koresë së Jugut dhe vazhdon testet e armëve.

YouTube player