KryesoreLajme

Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci: 104 kadetë të FSK-së janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake brenda dhe jashtë vendit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se edukimi i ushtarakëve vazhdon të jetë prioritet i dikasterit që e drejton.

Maqedonci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se 104 kadetë të FSK-së aktualisht janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake brenda dhe jashtë vendit, si në ShBA, Turqi, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, Kroaci dhe Shqipëri.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Sipas tij, krahas shkollimit akademik, Ministria e Mbrojtjes është duke investuar në ngritjen profesionale të ushtarakëve të FSK-së përmes financimit të shkollimit dhe trajnimeve.

“66 ushtarakë janë duke ndjekur edukim profesional ushtarak dhe trajnime specialistike në programe të rëndësishme në akademi, shkolla dhe qendra trajnuese për ndërtimin e lidershipit ushtarak. Një pjesëtar është duke studiuar në Kolegjin e Luftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (US Army Ëar College), ndërsa 65 të tjerë po ndjekin kurse bazike dhe të avancuara të zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale specialistike të mbështetjes luftarake të FSK-së”, ka thënë ministri i Mbrojtjes.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Tutje ai tha se FSK-ja po ndërtohet, zhvillohet e avancohet në vazhdimësi në forcë me standarde të NATO-s, maksimalisht të ndërveprueshme për operacione të përbashkëta me forcat e vendeve partnere dhe aleate të NATO-s.

YouTube player