Rritet çmimi i ujit për qytetarët korçarë, opozita kundërshton vendimin në këshillin bashkiak
Rritet tarifa e ujit në Korçë. Mes debateve në Këshillin bashkiak maxhoranca në këshill votoi me forcën e kartonit rritjen e ujit në këtë qytet. Këshilltarët e opozitës kundërshtuan, duke u shprehu se qytetarët e kanë të pamundur të paguajnë rritjen e tarifës, teksa kryebashkiaku u justifikua me investimet e bëra nga ujësjellësi.
Mes debateve të këshilltarëve të majte dhe të djathtë është miratuar në këshillin Bashkiak të Korçës, rritja e tarifës së ujit. Kryebashkiak Sotiraq Filo u shpreh se rritja e tarifave është e domosdoshme pasi rritja e investimeve dhe shpenzimeve ka sjellë bilanc negativ në kompaninë e Ujësjellësit. Por propozimi ka hasur kundërshtimin nga ana e këshilltarëve të opozitës ku nuk kanë munguar debatet.
Këshilltarja e Partisë së Lirisë Ismeralda Seidolli deklaroi se kjo rritje e tarifave dje çmimit të ujit vjen në një moment ku banorët janë me vështirësi ekonomike, sidomos në fshatra. Ajo shprehet se ka rritje per tarifat e ujit në me shumë se 40% të vlerës.
Pavarësisht debateve kërkesave e kompanisë së Ujësjellës Kanalizimeve është miratuar me 20 vota pro nga 27 këshilltarë të pranishëm në mbledhje.
Rruga Press